Lladrovci pritet ta shpall Presidentin Begaj “Qytetar Nderi” i Drenasit

08 gusht 20:29

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, së shpejti fillon procedurat për shpalljen e Presidentit Bajram Begaj “Qytetar Nderi” i Drenasit, me motivacion për punën humane gjatë luftës çlirimtare.

“Deri sa isha i plagosur, kujdesin ma ofroi njësiti shëndetësor, kur zëvendës drejtor i Spitalit Ushtarak ishte presidenti aktual, dr. Bajram Begaj. Kujdesi shëndetësor ndaj meje dhe të plagosurve tjerë, ishte shembullore. Jo vetëm se ishte kujdes sipas detyrës zyrtare dhe fisnikërisë së profesionit por edhe përkushtimin atdhetar”, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë i Lladrovcit:

Për punën humane gjatë luftës tonë çlirimtare, së shpejti do të filloj procedurat për shpalljen e Presidentit Bajram Begaj “Qytetar Nderi” i komunës së Drenasit

Lufta çlirimtare në Kosovë, përfshiu burrat e gratë më të devotshme atdhetare, pavarësisht profesionit të tyre. Rasti i dr. Bajram Begajt, është ilustrim i atdhetarizmit, profesionit dhe fisnikërisë. Plagët e ushtarëve të lirisë, i njeh mirë tash President, dr. Bajram Begaj.

Të plagosurit e UÇK-së dhe qytetarët e shumtë e merrnin përkujdesjen rrethanore në front, në spitalet e UÇK-së brenda Kosovës, apo tërhiqej i plagosuri nga fronti dhe dërgohej në Shqipëri.
Adresa për të plagosurit, ishte Spitali Ushtarak, ku zëvendës drejtor ishte dr. Bajram Begaj. Përkujdesja e tij, ishte e lidhur edhe me profesionin por edhe me shtysën themelore të një personaliteti të shquar, atdhetarizmin.

Deri sa isha i plagosur, kujdesin ma ofroi njësiti shëndetësor, kur zëvendës drejtor i Spitalit Ushtarak ishte presidenti aktual, dr. Bajram Begaj. Kujdesi shëndetësor ndaj meje dhe të plagosurve tjerë, ishte shembullore. Jo vetëm se ishte kujdes sipas detyrës zyrtare dhe fisnikërisë së profesionit por edhe përkushtimin atdhetar.

Për këtë kujdes shembullor sa isha i plagosur e kujtoj dhe falënderoj edhe z. Dashamir Kadëna, zv. shef i ShIK-ut, z. Arben Isarai, Këshilltar për Siguri i Kryeministrit Majko dhe dr. Shaip Mujën.

Presidenti Begaj, jo vetëm që i njeh plagët tona, por edhe zemrën e UÇK-së, nga fillimet e saj, me lidhjen familjare në rrethana tjera edhe me Komandantin legjendar Adem Jasharin me shokë, nga viti 1991.
Duke njohur kontributin e jashtëzakonshëm të presidentit Bajram Begaj gjatë luftës tonë çlirimtare, së shpejti do të filloj procedurën e shpalljes së tij “Qytetar Nderi” i komunës së Drenasit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga: Safet Gërxhaliu Sektori i ndertimtarisë dhe ai i tregtisë…