Lladrovci viziton zonat e vërshuara

11 janar 2021 | 13:03

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, menjëherë pas formimit të Qendrës Operative Emergjente, ka dalë në terren për të parë nga afër dëmet e shkaktuara nga të reshurat e shiut.

Kryetari Lladrovci, u ka bërë thirrje qytetarëve që të jenë bashkëpunues dhe të kenë mirëkuptim, për të tejkaluar këtë gjendje të krijuar nga vërshimet.

Deri më tani janë evakuuar gjashtë familje dhe janë vendosur në hotelet e qytetit, ndërsa ekipet emergjente, FSK-ja, Policia dhe akterë të tjerë, që nga orët e hershme të mëngjesit janë në terren për t’i ndihmuar qytetarët.

Dëmet janë jashtëzakonisht të mëdha në ekonomi familjare, biznese e kultura bujqësore.

Image may contain: tree, plant, sky, outdoor, nature and water

Image may contain: tree, sky, plant, outdoor, water and nature

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës, Ardian Gjini së bashku me drejtorin e…