Llapi ‘blindon’ edhe Behar Maliqin

01 qershor 2019 | 07:23

Skuadra e Llapit ka arritur marrëveshje edhe me Behar Maliqin, i cili ka vazhduar kontratën edhe për një vit.

”Llapi po vazhdon bashkëpunimin me futbollistët që ishin pesha kryesore e skuadrës, kësisoji rrugën e besnikërisë dhe vazhdimin e kontratës edhe për 1 vit e ka bërë edhe mesfushori defanziv, Behar Maliqi”,  thuhet në njoftimin e Llapit.

“Behar Maliqi në edicionin që e përmbyllëm ka pasur 28 paraqitje(të gjitha titullar) me Llapin, ka realizuar 4 gola dhe ka asistuar 1 herë”, thuhet në ketë njoftim.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Së paku 11 persona kanë mbetur të vdekur pas një…