Llapi eliminohet nga Kupa, Shotani kërkon titullin

29 nëntor 2018 | 12:02

Llapi është eliminuar nga Kupa e Kosovës në futboll, pasi pësoi humbje nga Trepça ’89 (2-0).

Trajneri Bekim Shotani, ka thënë se tash skuadra nga Podujeva do të lufton për titull të kampionit në IPKO Superligë.

“Nuk ishim në përformancën tonë më të mirë. Kemi bërë shumë gabime dhe kemi pasur probleme në të gjitha repartet. U munduam të ndryshonim diçka në pjesën e dytë të lojës, provuam gjithçka, por nuk ia arritëm. Kur nuk arrin të realizosh në portën e zbrazët, kjo tregon se çfarë dite kemi pasur sot. Duke pasur parasysh që objektivi i klubit ka qenë fitimi i kupës, tani na mbetet të luftojmë vetëm për titullin kampion. Nëse nuk arrijmë të shpallemi kampionë, atëherë objektivat e klubit nuk do të realizohen”, ka thënë Shotani.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka biseduar nëpërmjet…