Llapi, gati për finalen e Superkupës ndaj Ballkanit

20 janar 2023 | 15:39

KF Llapi ka mbyllur të premten përgaditjet për ndeshjen e Superkupës së Kosovës në futboll ndaj Ballkanit, e cila zhvillohet nesër (e shtunë) në kompleksin “Titanic Belek Futbol Center” në Turqi nga ora 13:00.

“Ekipi është në gjendje gatishmërie para këtij dueli të rëndësishëm. Brenda kampit stërvitor dhe grupit të futbollistëve po mbretëron një atmosferë impozante dhe një bashkëpunim tejet korrekt me shtabin teknik. Futbollistët i kanë zbatuar me përpikëri detyrat e dhëna nga trajnerët e ekipit dhe mbetet vetëm angazhim maksimal dhe “luftë” sportive në fushë për arritjen e qëllimit”, thuhet në njoftimin e klubit llapjan.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) u ka…