Llapi me përmbysje fiton ndaj Malishevës

27 shtator 2023 | 17:08

Skuadra e Llapit ka bërë rikthim sensacional në ndeshjen ndaj Malishevës, të cilën e fitoi me rezultat 2-3. Vendasit avancuan me dy gola epërsi, por ishin mysafirët që nuk u dorëzuan dhe fitoren e siguruar në minutat shtesë.

Malisheva shënoi pas njëzet minutave lojë nëpërmjet Oshafit dhe me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë e ndeshjes. Në fillim të pjesës së dytë, Brruti realizoi për 2-0. Hyseni e ngushtoi epërsinë e vendasve në 2-1, në minutën e 58-të. Në minutën e fundit të kohës së rregullt, Januzi realizoi për rezultatin 2-2, derisa në minutën e nëntë shtesë Hyseni realizoi për rezultatin 2-3. Më tri pikët e reja, Llapi e ruan pozitën e parë në tabelë me 16 pikë, kurse mbetet në kuotën e 9 pikëve.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Spitali ushtarak i Beogradit ka pretenduar se janë duke e…