
Llapi mposhti Besën
06 dhjetor 2020
| 14:15
Llapi E ka fituar përballjen me Besën e Pejës me rezultat 2-0. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti” ishte një përballje me dy skuadrave të fundit në tabelë.
Llapi e nisi mirë ndeshje dhe realizoi pas tre minutave nëpërmjet Valmir Veliut. Shtatë minuta me vonë, Engjell Hoti realizoi për 2-0. Edhe në minutat në vazhdim të ndeshjes rastet nuk munguan, por gola të tjerë nuk pati dhe skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina iu gëzua fitores.
Llapi pas këtyre tri pikëve ngritët kuotën e 14 pikëve dhe vazhdon të pozicionohet në vendin e parafundit, kurse Besa ka grumbulluar vetëm gjashtë pikë dhe pozicionohet e fundit.
(Epoka e re)