Llapi mposhti në derbi Dritën

17 prill 2022 | 16:06

Llapi ka fituar ndaj Dritës, me rezultat 1-0, në kuadër të javës së 29-të në Superligën e Kosovës.

Golin e vetëm dhe të fitores për llapjanët e shënoi Prince Balde, i cili shënoi autogol, në minutën e 11-të.

Raste kishte nga të dy anët deri në fund të ndeshjes, mirëpo loja përfundoi në të mirë të Llapit. Llapi pas fitores mbetet në pozitën e katërt me 47 pikë, pas 29 ndeshjeve, teksa Drita në vendin e 3-të me 52 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aksident me vdekje ka ndodhur këtë të diele në…