Llapi ndali edhe Gjilanin, Ballkani fundosi Vushtrrinë

29 qershor 2020 | 19:14

Llapi është treguar skuadër e fortë edhe në përballje me Gjilanin, pasi ndeshja përfundoi 2-2.

Skuadra e Llapit dy herë kaloi në epërsi me anë të sulmuesit të krahut, Valmir Veliu (15’, 42’), por Keita Razak (22’) dhe Gerhard Progni (90’) siguruan një pikë për ekipin e trajnerit Gentjan Mezani.

Me këtë barazim, Gjilani ka bërë një hap prapa në luftën për titull pasi ka 52 pikë, gjashtë më pak se Drita që prinë në tabelë.

Ndërkohë, Ballkani e ka fundosur skuadrën e Vushtrrisë (3-1). Mirlind Daku (13’), Blend Baftiu (18’) dhe Arbër Prekazi (53’), shënuan për skuadrën e Ballkanit, që me këtë triumf ngritët në kuotën e 53 pikëve. Kushtrim Fazliu (78’) shënoi për Vushtrrinë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, prof. dr. Marjan…