Llapi nuk gabon ndaj Gjilanit, fitojnë Ferizaj dhe Liria

06 mars 2019 | 15:32

Llapi pas fitores ndaj Prishtinës ka arritur edhe një tjetër fitore të rëndësishme, e cila e mban në garën për titull të kampionit në IPKO Superligën e Kosovës në futboll.

Skuadra nga Podujeva e mposhti Gjilanin me rezultat 0-1, kurse golin e vetëm e realizoi Elvis Preniqi nëntë minuta pa përfunduar koha e rregullt. Fitore të rëndësishme ka rritur edhe Ferizaj ndaj KEK-ut (4-1) dhe Liria ndaj Trepçës ‘89 (0-1).

Ndeshja në mes skuadrave kuqezi, Drenicës dhe Flamurtarit përfundoi me rezultat të barabartë 1-1. Nga ora 17:00 zhvillohet derbi në mes Prishtinës dhe Feronikelit.

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Ramush Hardinaj ka bërë me dije se Kosova është…