Llapi prezanton Atdhe Grajqevcin

07 janar 2020 | 15:36

Skuadra e Llapit e ka bërë zyrtare transferimin e mesfushorit Atdhe Grajqevci, i cili ka nënshkruar kontrate tre vjeçare me skuadrën nga Podujeva.

“Mesfushori i qendrës i bashkohet vargut të futbollistëve premtues për të ardhmen e klubit. Ai ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me Llapin. Mesfushori 21-vjeçar vi nga Drenica”, thuhet në njoftimin e Llapit.

21-vjeçari ka qenë pjesë e Prishtinës, KEK-ut, e së fundmi Drenicës. Poashtu ka mbrojtur me sukses ngjyrat e Përfaqësueses së Kosovës në kategoritë e reja.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në fshatin Ranoc të Komunës së Klinës të martën është…