Llapi triumfon në finish, Drenica feston në Skenderaj ndërsa Drita nuk gabon me Ulpianën

11 dhjetor 2021 | 15:32

Janë zhvilluar sot tre ndeshje të javës së 18-të të Superligës së Kosovës në futboll, të cilat ashtu siç është pritur kanë sjellë lojë mjaft interesante dhe joshëse.

Vëmendja ishte në Lipjan ku u ballafaquan Llapi e Prishtina dhe pas një loje spektakolare me pesë gola të shënuara, skuadra e Llapit ka triumfuar  me rezultat 3:2.

Goli i fitores ka ardhur në minutat shtesë nga Kushtrim Shabani për ta bërë festën shumë të madhe në kampin llapjan që dorën në zemër sot e ka dashur më shumë fitoren dhe me meritë e mori atë.

Një ndeshe joshëse  u zhvillua në Gjilan ku u ndeshen Drita e Ulpiana. Pas një lufte të madhe në fushën e mbuluar nga balta skuadra, Drita ka fituar me rezultat 3:1, dhe atë fal një penalltie të diskutueshme ku pas më shumë se pesë minutave shikuar në VAR u akordua dhe Fazliu shënoi për rezultatin 2:1, ndërsa Simonovski vendosi gjithçka për rezultatin 3:1 me një gol të shënura në minutën e 10-të të lojës shtesë.

Një fitore shumë më të lehtë se sa është pritur e ka shënuar Drenica që e ka mposhtur ne Drenas, Feronikelin me rezultat 2:0.  

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njohësja e mediave, Flutura Kusari ka konfirmuar se të hënën…