Llorisi shpëton Tottenhamin nga humbja

02 mars 15:44

Derbi i Londrës nuk ka dhuruar asnjë fitues. Tottenhemi dhe Arsenali janë ndarë në barazim 1-1.

“Topçinjtë” kaluan në avantazh me anë të Aron Ramseyt në pjesën e parë, ndërsa Harry Kane barazoi sfidën 16 minuta përpara fundit të ndeshjes.

Arsenali zhvilloi një kundërsulm fantastik në minutën e 16-të, duke shfrytëzuar dhe gabimin e një lojtari vendas. I gjithë Tottenhemi ishte hedhur në sulm, Lacazet dhuroi një asistim për Ramseyn, i cili u nis nga gjysmëfusha e tij, dribloi portierin Loris dhe kaloi miqtë në avantazh.

Kane gjeti golin pas 8 minutash, por sulmuesi i Tottenhemit ishte në pozicion jashtë loje dhe rezultati nuk ndryshoi. Minutat e fundit të pjesës së parë ishin emocionuese. Të dy ekipet humbën raste të pastra dhe shkuan në dhomat e zhveshjes dhe rezultatin 0-1.

Tottenhemi rriti presionin në pjesën e dytë dhe arritën të barazojnë rezultatin në minutën e 74-t. Shkodran Mustafi shtyu Kanen dhe penallti për vendasit. Bomberi nuk gaboi nga pika e bardhë dhe dërgoi në festë tifozët e “Spurs”. Arsenali pati një mundësi të artë në minutat shtesë. Sanchez kreu një ndërhyrje të gabuar në zonë, por Pierr-Emerik Aubumeyang nuk arriti të mposhtë Hugo Lorisin nga pika e penalltisë. Miqtë e mbyllën ndeshjen me një lojtar më pak pas ndëshkimit me karton të kuq të Toreirës në minutë e gjashtë shtesë.

Në fund nga një pikë për të dy ekipet. Totenhemi vazhdon të qëndrojë në vendin e tretë me 61 pikë, ndërsa Arsenali renditet një pozicion më poshtë me katër pikë më pak.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Feronikelit e ka përforcuar pozitën e lideres në…