Llorisi zgjat kontratën me Tottenhamin deri më 2024

21 janar 2022 | 11:15

Kapiteni i Tottenham Hotspur, Hugo Lloris, ka rënë dakord për një kontratë të re dyvjeçare, duke vazhduar qëndrimin në klub deri në vitin 2024.

Marrëveshja ekzistuese e portierit francez do të skadonte në verë dhe ai ka qenë i lirë të flasë me klubet e huaja që nga fillimi i janarit.

Fitues i Kupës së Botës me Francën në vitin 2018, 35-vjeçari iu bashkua Tottenhamit nga Lyon më 2012, shkruan BBC. Që atëherë ai ka bërë 318 paraqitje në Premier Ligë, duke mbajtur portën e paprekur në 112 ndeshje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjermania raportoi një rekord prej 140,160 raste të reja me…