Lluka: Jemi në proces të krijimit të qendrave kreative në shkollat e mesme

22 shtator 2018 | 16:40

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka bërë të ditur se kjo ministri është në proces të krijimit të qendrave kreative në të gjitha shkollat e mesme në Kosovë dhe më vonë edhe në shkollat fillore.

Këtë e bëri të ditur ai përmes një postimi në llogarinë e tij në profilin e tij në “Facebook”, ku njoftoi se Ministria e Zhvillimit Ekonomik po financon edhe zhvillimin e TechParkut.

Postimi i plotë i tij:

Pjesa më e mirë e punës është ajo kur viziton projekte të suksesshme që prekin rininë super të talentuar dhe kreative, duke zhvilluar ide që na bëjnë jetën me të mirë. Ide të tilla siç janë prodhimi i printerëve 3D nga Formon, platforma për menaxhimin e transporteve hekurudhore, platforma per tregti online nga Peshes.com, platforma për të bërë qasje më të lehtë në artikuj të famshëm të përkthyer në gjuhën shqipe, aplikacione për shtëpi të mençura dhe shumë e shumë ide që lindin dhe zhvillohen në Innovation Centre Kosovo. Projekti siç është Kosovo Digital Economy që realizohet nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe financohet nga Banka Botërore, siguron që ide të tilla të përkrahën jo vetëm në Prishtinë, por në çdo cep të Kosovës.

Tash jemi në proces të krijimit të qendrave kreative në të gjitha shkollat e mesme në Kosovë dhe me vonë edhe në shkollat fillore. Një projekt i tillë synon të rrisë kreativitetin tek fëmijët dhe të rinjtë e vendit.

Në fund, Ministria e Zhvillimit Ekonomik po financon edhe zhvillimin e TechParkut, hapësirë rreth 5000 m2 për bizneset fillestare, ekzistuese dhe qendra hulumtuese.

Faleminderit Uranikut dhe Shpendit për punën, kohën dhe mikpritjen.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtarë të shumtë të Lëvizjes Vetëvendosje në krye me kryetarin…