Lluka me përfaqësuesin e qeverisë gjermane diskuton për Telekomin dhe termocentralin ‘Kosova e Re’

22 tetor 2018 | 13:48

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka pritur në takim koordinatorin përgjegjës të qeverisë gjermane për çështje dhe marrëdhënie transatlantike dhe njëherësh anëtar i Komitetit të Punëve të Jashtme, Peter Beyer, ku diskutuan rreth ndërmarrjeve publike me theks të veçantë Telekomin e Kosovës dhe termocentralin “Kosova e Re”.

Ministri Lluka gjatë takimit e njoftoi Beyerin rreth gjendjes aktuale të ndërmarrjeve publike qendrore, reformat të cilat janë ndërmarrë dhe synimeve e Qeverisë së Kosovë për privatizimin e Telekomit të Kosovës.

“Qeveria e Kosovës, veçanërisht MZHE, duke parë gjendjen e Telekomit të Kosovës është duke u munduar që brenda dy viteve ta privatizojë atë dhe ta kthejë në gjendje profitabile. Ndërsa për sa i përket ndërmarrjeve publike qendrore në përgjithësi, janë ndërmarrë reforma si dhe është miratuar projektligji i ri, i cili ndër të tjera synon që të përmirësojë funksionimin e tyre”, ka thënë ministri Lluka.

Gjithashtu ai e ka informuar Peter Beyer rreth ndërtimit të termocentralit “Kosova e Re”, për rëndësinë jetike që ka për bizneset vendore si dhe për punën që është duke u bërë në projektet e energjisë së ripërtrishme, ku deri në vitin 2020 pritet të arrihet synimi që 25 për qind e energjisë së prodhuar të jetë nga energjia e ripërtrishme.

Po ashtu u nda edhe një shqetësim ku si pasojë e moszbatimit të marrëveshjes së interkoneksionit me Serbinë, ka humbje të mëdha në sektorin e energjisë.

Ministri Lluka ka kërkuar përkrahje nga Beyer në implementimin e kësaj marrëveshje të cilën e konsideroi jetike për bizneset dhe mirëqenien e qytetarëve të Kosovës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK),…