Zyrtarët e LDK-së njoftojnë anëtarët e CDU-së për zhvillimet në Kosovë

22 tetor 2018 | 13:42

Kryetari i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka pritur sot në takim anëtarët nga CDU-së, Ulrich Beul, David A. Lüngen, Silvio Crapis dhe Besnik Kelmendi.

Në këtë takim u diskutua për zhvillimet e fundit politike në Kosovë, për proceset nëpër të cilat po kalon vendi ynë dhe sfidat e tij të brendshme.

Hoti ka njoftuar anëtarët e CDU-së rreth qëndrimeve të LDK-së si parti opozitare në Kuvendin e Kosovës dhe ka vlerësuar lartë mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për shtetin e Kosovës, duke theksuar rëndësinë që kjo mbështetje të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Gjithashtu ai ka vlerësuar lartë edhe bashkëpunim që ka LDK me CDU-në dhe i ka falënderuar ata për mbështetjen e vazhdueshme të cilën e japin përmes Fondacionit KAS.

Ndërsa anëtarët e CDU-së falënderuan kryetarin e Grupit të LDK-së për pritjen, duke vlerësuar rolin e LDK-së në proceset zhvillimore nëpër të cilat po kalon shteti i Kosovës, si dhe konfirmuan përkrahjen e shtetit gjerman për Kosovën në rrugëtimin e saj drejt integrimit evropian.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është mbajtur mbledhja e grupit socialist parlamentar, në të cilën…