Lluka ministri i parë që vizitoi minierën e Artanës

18 shtator 2018 | 23:35

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka zhvilluar një takim në minierën e Artanës.

Ai përmes një njoftimi në profilin e tij në “Facebook” ka thënë se është i pari ministër pas 19 vitesh që ka vizituar këtë minierë.

Postimi i plotë i tij:

Para një kohe, isha për vizitë në minierën e Artanës për të shikuar nga afër kushtet e punës që kanë punëtorët e kësaj njësie punuese të Trepçës. Më erdhi keq të kuptoj që isha i pari ministër që 19 vite të pasluftës që vizitoj ata punëtorë. Si rezultat i asaj vizite dhe pas dëgjimit të ankesave nga ajo njësi, kam thirrur sot në takim Bordin e Drejtorëve të Trepçës, Menaxhmentin dhe Sindikatën e Punëtorëve, për të diskutuar dhe zgjidhur disa nga problemet emergjente që i kanë punëtorët e Artanës.

U pajtuam që urgjentisht duhen të ndërmerren këto masa:
1. Të nivelizohen pagat e minatorëve me ato të Stan Tërgut,
2. Të sillen projekte për investime kapitale që rrisin prodhimin dhe sigurinë në punë në këtë minierë,
3. Të investohet nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik në një kuzhinë të re ku punëtorët kanë kushte më të mira për t’u ushqyer.

Gjëra të vogla, sjellin ndryshime të mëdha. Miniera e Artanës prodhon rreth 45% të koncentratit të Trepçës në Stan Tërg, me 1/3 e punëtorëve.

Image may contain: 4 people, people sitting, table and indoor

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka publikuar videon e udhëtimit të…