Lluka: Në Therandë dhe Fushë Kosovë u evituan ndërprerjet e energjisë elektrike

16 dhjetor 2018 | 19:30

Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZhE), Valdrin Lluka, ka  reaguar për ndërprerjen e energjisë elektrike sot në Therandë dhe Fushë Kosovë.

Ai ka thënë se në saje të intervenimeve është arritur që të ketë rezultate, dhe tani sipas tij ka energji elektrike në dy komunat.

Postimi i plotë i Llukës në “Facebook”:

Situata energjetike në Fushë Kosovë dhe Suharekë

Të nderuar qytetarë të Fushë Kosovës dhe Therandës,

Kam pranuar ankesa të shumta për mungesë të energjisë elektrike në këto dy komuna, dhe personalisht jam kujdesur që të shikojmë zgjidhjen e problemeve në mënyrë që qytetarët e këtyre dy komunave të kenë qasje në këtë shërbim bazik për nevojat e tyre.

Në këtë moment, duke ju falënderuar bashkëpunimit të institucioneve relevante, të dy komunat kanë energji elektrike. Përderisa për Suharekën investimi nga “KOSTT” është finalizuar dhe nuk pritet të ketë ndërprerje për shkak të mirëmbajtjes, në Fushë Kosovë situata mund të jetë më e ndërlikuar.

 

Situata qëndron kështu:

 

KOSTT është paraparë të investoi në Fushë Kosovë për të përballuar zgjerimin/ndërtimin e shpejtë që ka rritur kërkesën për energji elektrike më shumë se kudo tjetër në Kosovë, mirëpo një investim i tillë nuk është arritur të realizohet këtë vit për shkak të mungesës së financave si rezultat i mos implementimit të marrëveshjes për energji nga ana e Serbisë . Nga ana tjetër, për shkak të mbingarkesës, trafot aktuale nuk kanë qenë të mjaftuara dhe si rezultat, ka pasur reduktime.

Sidoqoftë, për të bërë zgjidhje të shpejtë, KEDS ka investuar në një trafo shtesë që bënë të mundur pjesërisht shpërndarjen e kësaj ngarkese e cila është në realizim e sipër. Edhe pse për momentin e gjithë Fushë Kosova ka rrymë, kjo situatë është e pa parashikueshme, varësisht prej ngarkesave që mund të vijnë. Tani, në këto momente, drejtori i mirëmbajtjes po qëndron në Fushë Kosovë për të përcjellur situatën nga afër dhe për të siguruar furnizim të rregullt.

Përndryshe, Suhareka ka energji elektrike dhe nuk pritet të ketë reduktime të mëtejme.

Për çdo gjë, mbetëm afër jush për të ndihmuar në këto ditë të ftohta.

Ju faleminderit për bashkëpunim!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Disa nga lëvizjet më të rëndësishme sociale në botë i…