Lluka nga takimi me Bílek: Së shpejti priten të finalizohen investime nga Çekia

09 gusht 15:55

Ministrinë detyrë i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, është takuar me ambasadorin e Republikës Çeke në Kosovë, Pavel Bílekm me të cilin ka biseduar për situatën politike në vend dhe projektet ekonomike në proces.

Sipas Llukës, së shpejti priten që të finalizohen edhe disa investime nga ky vend, kryesisht në fushën e teknologjisë informative dhe energjisë.

“Sot kisha kënaqësinë të pres në takim pune Ambasadorin e Republikës Çeke në Kosovë, Pavel Bílek me të cilin biseduam për situatën politike në vend dhe projektet ekonomike në proces.
Nga Ambasadori Bílek u informova që investimet dhe importi nga Republika Çeke janë rritur gjatë dy viteve të fundit, duke i’u falenderuar bashkëpunimeve më të mira në mes bizneseve nga Kosova dhe Çekia. Së shpejti priten që të finalizohen edhe disa investime nga ky vend, kryesisht në fushën e teknologjisë informative dhe energjisë. Përndryshe, Republika Çeke ka pasur një zhvillim të jashtëzakonshëm ekonomik viteve të fundit duke e ulur papunësinë në 2.9%, papunësia më e vogël e regjistruar ndonjëherë”, ka shkruar Lluka.

 

/Epoka e Re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në fshatin Savrovë të komunës së Suharekës janë duke u…