Lluka: Qoftë i përjetshëm kujtimi për Eltonin dhe Permetin

10 gusht 2018 | 11:15

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka kujtuar dëshmorët Elton Zherka dhe Permet Vula me rastin e 20-vjetorit të rënies së tyre.

Përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ministri Lluka ka thënë se Eltoni dhe Permeti mbeten simbol të luftës kundër agresorit serb, të lirisë dhe atdhedashurisë.

“Përmetit bashkë me bashkëluftëtarët e tyre. Sot 20 vite ishte ajo ditë e kobshme për vendin që morri jetën Eltonit dhe Permetit me shokë. Pas 20 viteve, Eltoni dhe Permeti mbeten simbole të luftës kundër agresorit serb, mbeten simbole të lirisë dhe atdhedashurisë. Sot është ditë kur reflektojmë dhe mendojmë nëse hapat që ndërmarrim në shtetndërtim janë ato që Eltoni dhe Përmeti i kanë ëndërruar. Qoftë i përjetshëm kujtimi për Eltonin dhe Permetin dhe të gjithë ata që dhanë jetën për Kosovë”, ka shkruar Lluka në profilin e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Grupi i rebelëve huthi në Jemen ka mirëpritur të premten…