Lluka: Statuti i “Trepçës” do të jetë në agjendat e para të punës së Kuvendi

10 janar 2019 | 21:28

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka deklaruar se statuti i “Trepçë”-s do të jetë në agjendat e para pasi të fillon punën Kuvendi i Republikës së Kosovës, pas datës 21 Janar 2019. Sipas tij, statuti i “Trepç”-ës që procedohet në Kuvend, i hapë rrugen regjistrimit të Trepçës si shoqëri aksionare dhe zhvillimit të kësaj ndërmarrje me rëndësi për ekonominë e vendit. “Sot isha për një takim pune tek deputetja dhe kryesuesja e Komisionit Parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Sala Berisha Shala, me të cilen u koordinuam rreth aktiviteteve për Trepçën. Statuti i Trepçës do të jetë në agjendat e para pasi të fillon punën Kuvendi i Republikës së Kosovës, pas datës 21 Janar 2019, për çka edhe e falenderoj deputeten Berisha Shala dhe të gjithë deputetet e Komisionit Parlamentar për Zhvillim Ekonomik. Statuti i Trepçës që procedohet në Kuvend, i hapë rrugen regjistrimit të Trepçës si shoqëri aksionare dhe zhvillimit të kësaj ndërmarrje me rëndësi për ekonominë e vendit”, ka shkruar Lluka në profilin e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Bordit të  "Trepçës",  Ardian Syla, ka theksuar se…