Lluka takoi komisionarin Hahn

01 qershor 2018 | 12:30

Ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka ka takuar dje Komisionerin Evropian për Zgjerim, Johannes Hahn dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Drejtorisë së Përgjithshme për Energji (DG Energy), Dominique Ristori.

Lluka ka thënë se ka biseduar me të dy ata ndaras, për hapat që ai dhe ministria e tij kanë marrë me theks të veçantë në fushën e energjetikës.

Ai ka thënë se i ka shpjeguar në detaje atyre,  veprimet e Kosovës për devijimet energjetike në tregun Evropian duke ju shpjeguar problemin me mos implementimin e marrëveshjes së interkoneksionit mes Kosovës dhe Serbisë si dhe pasojat financiare për Kosovën si rezultat i këtij mos implementimi.

Postimi i plotë i Llukës në profilin e vet në “Facebook”:

Dje, në takime të ndara, takova Komisionerin Evropian për Zgjerim, Johannes Hahn dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Drejtorisë së Përgjithshme për Energji (DG Energy), Dominique Ristori, me të cilët biseduam për sektorin energjetik në vend, sfidat që kemi si rajon në krijimin e një tregu të përbashkët energjetik për shkak të mos anëtarësimit të Kosovës në ENTSOe, projektet e reja gjeneruese në vend sikurse Termocentrali Kosova e Re dhe Energjia e Ripërtrishme, Rehabilitimi i Kosovës B dhe mbyllja e Kosovës A dhe masat për efiçiencë të energjisë që jemi duke i ndërmarrë në vend, përfshirë ligjin për efiçiencë të energjisë që sapo e miratuam në mbledhje të Qeverisë pak ditë më parë.

Shpjegova veprimet e Kosovës për devijimet energjetike në tregun Evropian duke ju shpjeguar në detaje problemin që kemi me mos implementimin e marrëveshjes së interkoneksionit mes Kosovës dhe Serbisë si dhe pasojat financiare për Kosovën si rezultat i këtij mos implementimi. Kërkova ndihmë drejtë zgjidhjes së problemit lidhur me Transmisionin dhe ndarjen e Kosovës si bllok i veçantë energjetik.

Gjithashtu, e falënderova për mbështetjen financiare që Komisioni Evropian i ka dhënë Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik siç janë ndryshimi i filtrave në Kosovën B (35 milionë euro), fondi për efiçiencë të energjisë (10 milionë euro), dekomisionimi i Kosovës A dhe shumë grante tjera për projekte jo-energjetike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Bordit të Agjencisë për Komunikime Postare dhe Elektronike…