Llullaku: Nuk mund të më dënojnë për shqiponjë

23 korrik 2018 | 14:28

Azdren Llullaku festoi me “shqiponjë” golin e tij kundër Steauas së Bukureshtit, por kjo është bërë temë diskutimi në mediet rumune.

Pikërisht, sepse prej këtij gjesti u penalizuan gjatë kampionatit botëror edhe Granit Xhaka me Xherdan Shaqirin. Llullaku ka sqaruar menjëherë se kjo mënyrë festimi është thjesht një gjest i kosovarëve dhe i shqiptarëve për të thënë se ata mendojnë për atdheun e tyre.

“Nuk kam dashur të provokoj dhe të fyej askënd. Është një mënyrë të festuari e ne kosovarëve dhe nuk është një sfidë ndaj askujt. E bëjmë për t’i treguar atdheut tonë se mendojmë për të. Nuk ka pse të ketë ndonjë masë ndëshkimore, sepse nuk iu referova askujt. Jam i bindur se nuk do të ketë asnjë çështje disiplinore ndaj meje”, ka thënë sulmuesi kuqezi për “digisport.ro”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Marrëveshja për tregti të lirë, CEFTA, konsiderohet se mund të…