Lobi i Grave të Rajonit: Qytetarët të votojnë për programet dhe për më shumë gra

04 tetor 2019 | 17:42

Lobi Rajonal i Grave për Evropën Juglindore (LRGEJL) i drejtuar nga kryetarja dhe ish-zëvendëskryeministrja, Edita Tahiri, nëpërmjet një komunikate për medie ka vlerësuar se zgjedhjet e parakohshme meë6 tetor janë një rast i mirë për qytetarët për votuar për programet dhe jo liderët e partive, duke legjitimuar një qeverisje demokratike që do të punojë për të mirën e qytetarëve, komuniteteve dhe shtetit të Kosovës.

LRGEJL konsideron se demokracia e vërtet është një demokraci gjithëpërfshirëse e cila mundëson barazinë gjinore dhe mundësi të barabarta për secilin qytetarë.

Lobi i Grave të Rajonit u ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë sa më shumë gra kandidate për parlament, të cila kanë aftësi të dëshmuara dhe janë të devotshme për të çuar përpara interesat e qytetarëve dhe të vendit tonë.

“Duke mirënjohur përparimet në fushën e barazisë gjinore por të shqetësuar se procesi i fuqizimit të grave po shkon nga dale, Lobi i Grave të Rajonit ju bëjnë thirrje qytetarëve që të votojnë sa më shumë gra kandidate për parlament, të cila kanë aftësi të dëshmuara dhe janë të devotshme për të çuar përpara interesat e qytetarëve dhe të vendit tonë”, është thënë në këtë komunikatë.

LRGEJL duke uruar për një proces zgjedhor të ndershëm dhe demokratik rikujton se investimi për fuqizimin e grave është investim për ardhmërinë më të ndritur të Kosovës.

“Gratë janë gjysma e popullatës tonë, ato janë një faktor strategjik për zhvillimin dhe përparimin e vendit, përparimin e ekonomisë, luftojnë me sinqeritet korrupsionin duke mundësuar hapjen e vendeve të punës dhe ndaljen e ikjes së rinisë nga Kosova. Duke uruar për një proces zgjedhor të ndershëm dhe demokratik të liruar nga dukuri negative që i kemi parë më herët, ju kujtojmë se investimi për fuqizimin e grave është investim për ardhmërinë më të ndritur të Kosovës”, është theksuar më tutje në deklaratën e Lobit të Grave të Rajonit.

/Epoka e re/ 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ardian Ismajli është një nga lojtarët më të mirë të…