Lobi Rajonal i Grave të Evropës Jug-Lindore mbajti takim në Prishtinë, diskutohet për zhvillimet në rajon

16 tetor 2019 | 13:28

Lobi Rajonal i Grave të Evropës Jug-Lindore (LRGEJL) me kryesimin e Edita Tahirit, mbajti mbledhjen e sajë në Prishtinë.

Në këtë mbledhje u diskutua për zhvillimet në rajon dhe rritjen e rolit të grave për konsolidim të paqes, prosperitetit dhe stabilitetit në Kosovë dhe rajon, duke nënvizuar rëndësinë e përshpejtimit të integrimit euroatlantik.

Në këtë takim u tha se paqja dhe ardhmëria e ndritur vjen kur gratë dhe burrat janë te barabartë në vendimmarrje.

Me këtë rast, Lobi u zgjerua me anëtare të reja, përfshirë gratë në politikë dhe deputete, Hykmete Bajrami, Xhevahire Izmaku, Time Kadrijaj dhe nga shoqëria civile, Arjeta Rexha.

Edita Tahiri ka falënderuar anëtaret e reja dhe u ka uruar punë të mbarë në misionin e përbashkët për fuqizimin e grave në vendimmarrje dhe procese të paqes, stabilitetit dhe mirëqenies në Kosovë dhe Rajon.

Përbërja e plotë e Lobit në Kosovë është: Edita Tahiri, Kryesuese, Teuta Sahatqija, Luljeta Vuniqi, Hykmete Bajrami, Xhevahire Izmaku, Time Kadrijaj, Arjeta Rexha si dhe Sekretariati i Lobit në përbërje, Diana Çekaj-Berisha, Koordinatore dhe Arbëresha Dedinja, asistente e projektit.

Lobi Rajonal i Grave në Evropën Jug-Lindore (LRGEJL) vazhdimisht avokon për bashkëpunim të zgjeruar midis grave nga Ballkani Perëndimor dhe fuqizimin e rritur të grave në qeverisjen demokratike dhe proceset e ndërtimit të paqes.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbolli shqiptar në zi! Është ndarë nga jeta në moshën…