Lojërat Dimërore, refuzohet ftesa për sportistët rusë

05 shkurt 2018 | 16:34

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) i kundërpërgjigjet Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv sa i përket 28 sportistëve rusë, të cilëve iu hoq dënimi me pezullim të përjetshëm.

Për 13 nga këta sportistë dhe dy trajnerë u kërkua që t’u bëhej ftesë për pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike Dimërore, kërkesë që nuk u pranua nga IOC-ja.

Një komision special i këtij organizmi vendosi në mënyrë unanime që të ndalojë garimin e këtyre sportistëve në ngjarjen më të rëndësishme sportive dimërore, që nis pas pak ditësh në Pyeongchang.

“Konfirmojmë se nuk do të ketë ftesa të tjera për këta 15 sportistë, që ishin pjesë e grupit të atyre që ishin pezulluar përjetë nga aktivitetet, por që CAS-i i Lozanës ua anuloi dënimin”, ka theksuar IOC-ja, paneli i së cilës ishte i kryesuar nga ish-ministrja franceze e Sporteve, Valeri Fourneyro.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ia ndaloi Rusisë pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike për shkak të skandalit të dopingut që ka tronditur botën e sportit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, priti…