Lojërat Olimpike Dimërore zhvillohen vetëm me tifozë vendorë

30 shtator 2021 | 15:30

Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON) ka mbajtur të mërkurën në mbledhjen e radhës, në prani edhe të Komitetit Paralimpik Ndërkombëtar.

BE i KON, diskutoi për përgatitjet për Lojërat Olimpike dhe Paralimpike “Pekini 2022”.

Të gjithë sportistët dhe pjesëmarrësit në LOD “Pekini 2022”, të cilët nuk janë të vaksionuar, do të hyjnë në karantinë 21 ditëshe në Pekin, ndërsa gjatë zhvillimit të Lojërave të gjithë do t’i nënshtrohen testeve të përditshme për Covid 19.

Një tjetër vendim i rëndësishëm është shitja e biletave, e cila do të bëhet vetëm për tifozët që banojnë në Kinë.

Për ekipin olimpik të Kosovës, LOD “Pekini 2022” do të jenë të dytat pas debutimit në “PyeongChang 2018”. LOD “Pekini 2022” mbahen prej 4-20 shkurt 2022 në Pekin të Kinës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Evropian (BE) ka bërë me dije se pala serbe…