Lojtari i Barcelonës i infektuar por asimptomatik, ndërsa Drita përshkak të Covid eliminohet

13 gusht 2020 | 08:34

Jean Clair Todibo është lojtari i Barcelonës i cili doli pozitiv me Koronavirus nga 9 testet e kryera një ditë më parë në prag të nisjes së fazës përgatitore. Francezi, i cili ka luajtur në huazim te Schalke 04, do të izolohet në shtëpi dhe nuk do të fillojë stërvitjen derisa të shërohet plotësisht.

Barcelona njoftoi se, “pas testeve të PCR të kryera të martën, pasdite, në grupin e nëntë lojtarëve që fillojnë paraprakisht sot stërvitjen njëri prej tyre u testua pozitiv për Covid-19. Personi i prekur është asimptomatik, është me shëndet të mirë dhe është i izoluar në shtëpi.”

Vetë Todibo, përmes rrjeteve sociale, ka konfirmuar se është ai personi që ka rezultuar me koronavirus dhe ka dërguar një mesazh qetësues, duke siguruar se gëzon shëndet të mirë. Klubi ka informuar autoritetet kompetente sportive dhe shëndetësore për këtë rast. Për më tepër, të gjithë personat që kishin kontakte me Todibo janë gjurmuar për të kryer testet përkatëse PCR.

Ekipi nga Kosova që ishte pjese e kualifikimeve në ligën e kampionëve, F.C Drita është eliminuar nga Liga e Kampionëve pasi që UEFA ka vendosur që ndeshja mos të përsëritet.

Kampioni i Kosovës ka konfirmuar me anë të një komunikate për shtyp se UEFA ua ka konfirmuar se ka humbur ndeshjen në tavolinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë regjistruar një numër të…