Lopetegui, afat deri më 28 tetor

09 tetor 2018 | 11:02

Reali i Madridit ka regjistruar 4 humbje në 11 ndeshjet e para të këtij sezoni, diçka që nuk e shihnim që nga sezoni 2005-2006.

Tashmë skuadra “merengues” është në telashe të mëdha. Pas kthimit nga Vitoria në përfundim të ndeshjes me Alavesin, presidenti i Realit të Madridit dhe Jose Angel Sanchez zhvilluan një sërë bisedash telefonike dhe tema e diskutimit ishte pikërisht trajneri Julen Lopetegui.

Drejtuesit e lartë të Realit të Madridit e dinë shumë mirë që nuk është momenti për të ndryshuar trajner, por gjithsesi ata nuk duan të jenë të papërgatitur dhe po mendojnë për perspektivën, duke vendosur edhe një afat për Lopeteguin. Trajneri ka afat që ta ndryshojë situatën deri më 28 tetor, kur do të luhet “El Clasico” me Barcelonën në “Camp Nou”. Para kësaj sfide, Realin e presin dy ndeshje të lehta në letër, me Levanten dhe Viktoria Plzenin, të dyja në “Santiago Bernabeu”, fitore që mund t’i japin oksigjen Lopeteguit. Por, një humbje në “Camp Nou” përballë katalanasve, me shumë gjasa, do ta shkarkojë atë nga detyra.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot kanë filluar punimet e Konferencës së Frankofonisë në Jerevan…