Loredana dhe Mozzik thumbojnë sërish njëri-tjetrin

02 maj 2020 | 11:46

Duket sikur koha kur merreshim me Loredanën dhe Mozzik ishte përpara 7 muajsh, por jo – hera e fundit kur u përfolën nëpër portale qe në fillim të marsit. Kanë kaluar thjesht dy muaj. Sidoqoftë, rikthemi sërish në transmetim.

Loredana publikoi një bashkëpunim me Capital Bra, “Nicht verdient” – këngë në të cilën disa fraza duken (sepse sigurisht që janë) një dedikim për Mozzik.

“Ti më ke zhgënjyer shumë/ Betohem që e kam seriozisht/ Gabova shumë, mendova se ja vlente” thotë Loredana në një moment, për të vazhduar më pas me “Isha aq e lumtur/Ti më theve zemrën/Por vajza ime Hana shëron çdo dhimbje.”

Mozzik nga ana tjetër nuk ka reaguar, të paktën jo drejtpërdrejt, megjithëse një nga postimet në Instagram nuk duket edhe aq rastësor por ne nuk thamë gjë.

“Njerëzit që s’kanë një jetë do të përpiqen gjithmonë të krijojnë drama te jeta jote”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lidhja Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar konferencë për media për…