Lorenzo: Rossi është Maradona i MotoGP

13 janar 2022 | 13:15

Piloti spanjoll Jorge Lorenzo, ish-kampion bote në MotoGP, dikur ka qenë rival dhe shok skuadre te Yamaha me Valentino Rossi.

Tashmë që të dy janë tërhequr nga garat e motoçiklizmit. Gjithsesi Jorge Lorenzo ka folur me superlativa për rivalin italian, për të cilin ka thurur elozhe.

“Valentino Rossi ka qenë piloti më i madh në historinë e motoçiklizmit. Ai ishte gjithnjë më i shpejti në pistë dhe ishte e vështirë ta mposhtje. Unë mendoj se ai është Maradona i MotoGP, me personalitet dhe persona të tillë nuk lindin shpesh në sportin tonë”, ka thënë Lorenzo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim…