Loriana kalon pengesën e parë në Doha

13 janar 2021 | 09:45

Loriana Kuka ka kaluar pengesën e parë në Mastersin e xhudos që po mbahet në Doha të Katarit.

Kuka, që garon në kategorinë deri 78 kilogramë, në raundin e parë e mposhti me ippon Sarah-Myriam Mazouzin e Gabonit pas 2:56 minuta luftë.

Në raundin e dytë Kuka do të përballet me francezen Audrey Tcheumeo, medalisten e argjendtë të Lojërave Olimpike “Rio 2016” dhe të bronztë të “Londra 2012”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Blerim Kuçi ka…