Loriana kualifikohet në çerekfinale

13 janar 2021 | 10:28

Loriana Kuka ka arritur në çerekfinale të Mastersit të xhudos që po mbahet në Doha të Katarit.

Kuka në raundin e dytë në kategorinë deri 78 kilogramë, e mposhti pas shtatë minutave luftë, nënkampionen olimpike të Rio 2016, francezen Audrey Tcheumeo. Tcheumeo mori tri dënime, që rezultoi me fitore të Kukës.

Kuka në raundin e parë e mposhti Sarah-Myriam Mazouzin e Gabonit. Në çerekfinale do të përballet me japonezen Shori Hamada, ish-kampione e botës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori i ekonomisë, Arben Dërmaku me prejardhje nga Shipashnica e…