Loriana Kukës i ngritët Bursa Olimpike ‘Tokio 2020’, Orges Arifit i ndalet

13 nëntor 2019 | 10:28

Paraqitjet e mira gjatë vitit 2019 të xhudistes Loriana Kuka kanë bërë që të ngritën edhe të ardhurat e saj nga Bursa Olimpike “Tokio 2020”.

Solidariteti Olimpik (SO) i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) ka aprovuar kërkesën e Komitetit Olimpik të Kosovës për t’ia ngritur bursën Olimpike Lorianës nga 150 dollarë në 500 dollarë. Loriana (-78 kg) gjatë këtij viti ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror “Tokio 2019” si dhe medaljen e bronztë në Lojërat Evropiane “Minsk 2019”.

Suksesi nuk i ka munguar as në garat Grand Slam e Grand Prix. Ajo ndodhet brenda normës Olimpike “Tokio 2020”. Me propozimin e KOK-ut, SO i IOC i ka ndalur Bursën Olimpike karateistit Orges Arifi, i cili ka vendosur të garojë për Kombëtaren e Shqipërisë. Bursa Olimpike “Tokio 2020” marrin 18 sportistë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Adem Gashi kush m'i dëboi pulëbardhat bregut të detit e…