Lorik Lipoveci i bashkohet Lëvizjes Vetëvendosje

21 maj 2019 | 11:40

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, sot bashkë me kryetarin e Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Gjakovë, Agon Batushën, i kanë uruar mirëseardhje në parti anëtarit më të ri Lorik Lipovecit.

“Loriku ka mbaruar Gjimnazin ‘Hajdar Dushi’ dhe është jurist, master i Shkencave Juridike dhe Politike. Ka punuar si aktivist në shoqërinë civile dhe si menaxher në ndërmarrje private dhe publike. Ka qenë zyrtar në KEK, sekretar i përgjithshëm e mandej edhe u.d. drejtor i NP ‘Çabrati’, hulumtues ligjor në GSJP si dhe aktiv në Rrjetin Rinor të Gjakovës, Shoqatën ‘Kosova për Sanxhakun’ e në Shoqatën e Intelektualëve ‘Jakova’. Lëvizja jonë po shtohet e zgjerohet për ndryshimet që i nevojiten Kosovës e Gjakovës”, ka shkruar Kurti në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar shtatë dëshmorë të…