Lotaria ‘Mega Millions’ në ShBA, blerësi i biletës ende anonim, fiton 1.34 miliard dollarë

31 korrik 2022 | 14:02

Një biletë e blerë në shtetin amerikan të Illinios ka bërë një person fitues të 1.34 miliard dollarë, çmimi i dytë më i madh i “Mega Illinios”, kanë thënë organizatorët.

Fituesi mund të zgjedhë të marrë paratë plotësisht ose t’i paguhet xhekpoti i plotë me këste për 29 vjet.

Shanset për të fituar xhekpotin në shortin e së premtes ishin mjaft të vogla – 1 në 300 milion.

Çmimi më i madh i “Mega Millions” deri më tani ishte 1.537 miliard dollarë në 2018.

Ajo është fituar nga një biletë e vetme e shitur në Karolinën e Jugut. Çmimi “Powerball 2016” megjithatë, mbetet xhekpoti më i madh në historinë e ShBA, 1.586 miliard dollarë, i ndarë mes tre fituesve.

Faqja e internetit “Mega Millions” ka treguar se kishte një fitues dhe zyrtarët e kompanisë më vonë konfirmuan se bileta ishte shitur në Illinois. Ende nuk ka dalë asnjë fitues.

Hera e fundit që dikush e ka fituar xhekpotin e “Mega Millions” ishte 15 prilli në Tenesi. Biletat e “Mega Millions” shiten në 45 shtete amerikane, Uashington DC dhe Ishujt e Virgjër të ShBA-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një nga biznesmenët më të pasur të Ukrainës u vra…