Lowi zbulon numrin 10 te Gjermania

04 shtator 2018 | 21:40

Gjermania ka nisur të riformatohet pas dështimit që ata patën në Kupën e Botës.

Trajneri Joachim Low qëndroi, por pati nga ata që u larguan për shkak të presionit. Një ndër ta ishte edhe Mesut Ozil, i cili u vendos në qendër të kritikave për eleminimin.

Fanella me numër 10 është bosh. Lowi ka menduar që t’ia lërë atë talentit të Bajer Leverkusenit, Julian Brandt. 22-vjeçari u shpreh mjaft i lumtur për këtë vendim.

“Numri 10 ka një rëndësi të madhe në futboll, ashtu si në kombëtaren gjermane. Do të mundohem të jap më të mirën”, u shpreh mesfushori. Gjermania do të luajë me Francën ditën e enjte, në datën 6 shtator.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se Lugina (Presheva,…