Luan (Feriz) Çeta kërkon përkrahje në zgjedhjet për Asamblenë Komunale në Istog

28 shtator 2021 | 18:59

Luan (Feriz) Çeta zyrtarisht është i nominuar si kandidat për këshilltar komunal nën ombrellën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), dega në Istog, për zgjedhjet komunale.

Në një mesazh publik në profilin e vet në “Facebook”, ai ka falënderuar kryetarin Nimanaj dhe ka uruar për sukses të gjithë kandidatët tjerë.

Luan (Feriz) Çeta është nga fshati Trubuhovc dhe është kandidat potencial për këshilltar komunal. Angazhimet e tij do të jenë të gjithanshme dhe të guximshme, jo vetëm për vendlindjen. Angazhimi për të drejtat dhe mirëqenien e të rinjve dhe studentëve do të zë interesim të veçantë.

Istogu ka 52 fshatra dhe nuk ka qendra sportive për rininë. Kjo do të jetë njëra ndër shtyllat e angazhimit të Luan Çetajt si asamblist komunal.

Një angazhimi tjetër do të bëhet për rripin tokësor të mbivadës, Kompres, që shtrihet ndërmjet disa fshatrave (Saradran, Dobrushë, Kashicë e Prekallë) dhe për vite të tëra nuk i është siguruar uji për vaditjen e fushave. Dikur ishte tokë e ujitur dhe shumë e frytshme.

Me financat ndërkombëtare parashihej ndërtimi i ujësjellësit për këtë qëllim, por, thotë Luan Çetaj, kandidat potencial për t’i fituar votat e mjaftueshme, mjetet nuk u vunë kurrë në vepër.

Ndërkohë, angazhimi i domosdoshëm imponohet nga fakti se fshatrat e zonës, vendlindjes Trubuhovcit dhe fshatrave përreth nuk kanë ndriçim, kanalizime dhe as trotuare.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Komunën e Skenderajt,…