Luan Maloku: Nisma Socialdemokrate në këto zgjedhje shkon drejt fitoreve të radhës

22 gusht 2019 | 14:36

Luan Maloku, këshilltar politik i Fatmir Limajt, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se Nisma Socialdemokrate në këto zgjedhje shkon me kokën lartë për punën dhe angazhimin që ka treguar për këto dy vite sa ishite pjesë e qeverisë.

“Jo rastësisht na duan të gjithë për partneritet si para dhe paszgjedhor. Këtë e kemi arritur falë kryetarit Limaj i cili na mësoj që me partnerët tanë duhet të jemi korrekt dhe të sinqertë”, ka shkruar Maloku.

Shkrimi i plotë Malokut:

Shkojmë në zgjedhje më kokën lartë dhe krenarë për punën dhe angazhimin që e kemi bërë këto dy vite sa ishim në qeveri.
Jo rastësisht na duan të gjithë për partneritet si para dhe paszgjedhor. Këtë e kemi arritur falë kryetarit Limaj i cili na mësoj që me partnerët tanë duhet të jemi korrekt dhe të sinqertë.
Me kryetarin e fjalës i cili gjithmonë kërkon votën e besimit me zemër drejt fitoreve të radhës.
Zoti na ndihmoftë në rrugën tonë të drejtë për një shtet që do ta duan të gjithë.
Nisma+10
#FatmirLimaj

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se shpërndarja e…