Luana Vjollca me familje shijon pushimet në Dhërmi (Foto)

12 gusht 2019 | 16:54

Vajzat Vjollca janë bërë bashkë për disa ditë pushime në bregdet.

Pas pushimeve në Monte Carlo, moderatorja e njohur Luana Vjollca ka nisur pushime të tjera, por kësaj radhe në Shqipëri.

Nga postimet në llogarinë e vet në “Instagram”, ajo ka zbuluar se ndodhet në jug të Shqipërisë, Dhërmi.

Luana gjithashtu ka treguar se këto pushime po i shijon së bashku me familjen e saj, mamanë Maria, dy motrat Lira e Marina si dhe me mbesën Jori.

“E bekuar… Nga familja ime dhe natyra e mrekullueshme e Shqipërisë. Faleminderit Zot”, ka shkruar Luana, duke ia bashkëngjitur kësaj fjalie disa foto.

Në një foto, ajo shfaqet së bashku me nënën dhe me motrat, ndërsa në një tjetër vetëm me të ëmën e cila e përkëdhel dhe e puth në ballë.

Nga ana tjetër, edhe Marina ka postuar një foto nga këto pushime. Ajo shfaqet vetëm me Luanën dhe krahas saj shkruan: “Motra është prova që Zoti nuk do që të ecim vetëm në jetë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Udhëheqësit e grupeve politike në Itali do të vendosin të…