Politikanët italianë synojnë bllokimin e zgjedhjeve të parakohshme

12 gusht 2019 | 16:49

Udhëheqësit e grupeve politike në Itali do të vendosin të hënën për datën e mbajtjes së një vote mosbesimi ndaj qeverisë, pasi lideri nacionalist, Matteo Salvini ka bërë me dije se dëshiron zgjedhje të reja.

Ish-kryeministri, Matteo Renzi, ka bërë thirrje për një qeveri të përkohshme.

Ai është kthyer në skenën politike, duke kërkuar që të ndalet thirrja e “çmendur” e Salvinit për zgjedhje të reja.

Vendimi final për hapat e ardhshëm varet nga presidenti i shtetit.

Partia nacionaliste e Salvinit, Liga është në qeveri bashkë me partinë populliste, Lëvizja Pesë Yjet, në 14 muajt e fundit, mirëpo marrëdhëniet në mes të partive janë tensionuar kohën e fundit.

Lideri i partisë Pesë Yjet, Luigi di Maio, ka thënë se nuk dëshiron zgjedhje të reja, duke insistuar se reforma për parlament duhet të jetë në qendër të vëmendjes.

Përplasjet politike kanë nisur për një projekt të një autostrade që do të lidhte qytetin italian, Turin dhe atë francez, Lion.

Kjo lidhje që do të kushtonte disa miliarda euro, përfshin edhe hapjen e një tuneli 56 kilometra nën Alpe, raporton “Rel”

Mbështetësit e planit kanë thënë se kjo rrugë do të shkurtonte në dy orë udhëtimin mes dy qyteteve.

Ky tunel, po ashtu, do të mundësonte udhëtimin nga Parisi në Milano për katër orë, për dallim nga rreth shtatë sa është tani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA),…