Lufta e drejtë e UÇK-së

25 qershor 2020 | 12:20

Shkruan: Sali Bislimi

Aktakuza ndaj presidentin të Kosovës, Sh.T. Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së z. Kadri Veseli dhe disa ish-liderëve të UÇK-së gjoja për krime lufte, në fakt është një lojë djallëzore për të denigruar luftën e Kosovës për liri, drejtësi, barazi dhe pavarësi.
Qarqe të caktuara të Europës dhe botës, për shkak të interesave të tyre strategjike ndaj Rusisë dhe Serbisë, me një strategji perfide dhe të padrejtë synojnë të barazojnë krimet dhe gjenocidin e Millosheviqit me luftën heroike vetëmbrojtëse dhe çlirimtare të UÇK-së.
Ushtria dhe policia serbe erdhën me gjakderdhur Kosovën, me bërë spastrimin e dhunshëm etnik, duke vrarë mijëra civil, gra, burra, fëmijë dhe pleq dhe duke dhunuar mijëra gra e vajza kosovare.
Për ironi, në vend të gjykimit, të gjenocidit po provohet të gjykohet viktima dhe ky është një presedan i paparë në drejtësinë ndërkombëtare.
Kjo i bie sikur pasluftës së Dytë Botërore, të mos gjykohet regjimi fashist i Hitlerit por gjeneralët dhe komandantët e forcave aleate antifashiste.
Në Hagë duhet të dërgohen gjeneralët dhe komandantët serbë të kohës së kasapit Millosheviq dhe jo ata të cilët e luftuan këtë neofashist dhe kriminel, përgjegjës për qindra e mijëra njerëz të vrarë në territorin e ish-Jugosllavisë dhe në Kosovë.
Aktakuza për Thaçin e Veselin është një absurditet dhe njollë e zezë në drejtësinë ndërkombëtare, është një tendencë për një gjykim politik me prapavijë të errët antikosovare.
Kriminelët serbë shëtisin të lirë dhe mbajnë pozita udhëheqëse nëpër institucionet e Serbisë kurse çlirimtarët e Kosovës që luftuan neofashizmin dhe gjenocidin serb synohet të anatemohen e vihen para drejtësisë, në kohë dhe vend të gabuar, aty ku do duhej të ishin autorët e gjenocidit serb në Kosovë!

(Autori është drejtor i organizatës joqeveritare “Zëri Perëndimor i Kosovës”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Financave (MF) ka marr vendim që të shtyhet…