Lufta mund të vazhdojë derisa ukrainasi i fundit të mbetet në këmbë

08 korrik 2022 | 08:06

Presidenti rus Vladimir Putin ka dhënë të enjten një paralajmërim për Perëndimin dhe Ukrainën. Ai ka thënë se lufta mund të zvarritet derisa “ukrainasi i fundit të mbetet në këmbë”.

“Sot dëgjojmë se duan të na mposhtin në fushën e betejës. Epo, çfarë mund të them? Le të provojnë”, tha Putini gjatë një takimi me krerët e fraksioneve të partisë së Dumas së Shtetit që u transmetua në televizionin shtetëror të medias “Rusi-24”.

“Ne kemi dëgjuar vazhdimisht se Perëndimi është gati të luftojë me ne derisa të lihet në këmbë ukrainasi i fundit. Kjo është një tragjedi për popullin ukrainas. Megjithatë, duket se gjithçka po shkon drejt kësaj”, tha ai.

Putini, gjithashtu, ka fajësuar Perëndimin për “inkurajimin dhe justifikimin e gjenocidit kundër njerëzve në Donbas”.

“Ne nuk po refuzojmë negociatat e paqes, por ata që refuzojnë duhet të dinë se sa më tej konflikti të vazhdojë, aq më e vështirë do të jetë për ta të negociojnë me ne”, tha Putini.

Rajoni lindor i Donbasit është bërë pika kryesore e ambicieve ushtarake të Putinit në Ukrainë, pasi trupat e tij nuk arritën ta pushtojnë Kievin në fillim të këtij viti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me Panagiotis Mourgos,…