Kurti në Greqi takon afaristin e interesuar për të investuar në Kosovë

08 korrik 2022 | 08:03

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me Panagiotis Mourgos, drejtor menaxhues i “Texan Envipco Hellas Group”.

Sipas komunikatës së lëshuar nga Zyra e Kryeministrit, “Texan Envipco Group” është kompani me bazë në Connecticut të ShBA-së dhe merret me riciklim. Mourgos është shprehur i interesuar për të investuar në Kosovë dhe për t’i sjellë njohuritë e tij rreth kësaj fushe.

Komunikata e plotë:

Kryeministri Kurti takoi Panagiotis Mourgos, drejtor menaxhues i Texan Envipco Hellas Group

Athinë, 7 korrik 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka takuar z.Panagiotis Mourgos, drejtor menaxhues i kompanisë greko-amerikane Texan Envipco Hellas Group, me bazë në Connecticut.

Z.Mourgos foli për veprimtarinë e kësaj kompanie riciklimi, që prinë në Greqi dhe Evropë sa i përket fushës së saj të ekspertizës sidomos me makineritë përkatëse moderne.

Ai shprehu interesim për të investuar në Kosovë si dhe për të sjellë përvojat dhe know-how të tyre në vendin tonë.

Kryeministri Kurti mirëpriti interesimin e tyre dhe i inkurajoi që të vijnë në Kosovë. Ai theksoi se Republika e Kosovës ofron mjedis të sigurt për investime, kushte të favorshme operimi dhe të të bëri biznes. Ai potencoi stabilitetin institucional aktual, që është parakusht për investim si dhe tregun e punës me fuqi punëtore të kualifikuar.

Z. Mourgos tha që do të vizitojë Kosovën së shpejti dhe të diskutojë konkretisht me ministritë dhe ekspertët përkatës për mundësitë e fillimit të investimit në Kosovë nga kjo kompani që riciklon plastikën, qelqin dhe aluminin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prishtina Weather ka njoftuar se nga sot pritet të mbajë…