Lufta në Siri: Më shumë se 235 mijë njerëz kanë ikur nga rajoni i Idlib-it

27 dhjetor 2019 | 17:40

Më shumë se 235 mijë njerëz kanë ikur nga shtëpitë e tyre në provincën Idlib të Sirisë, kanë bërë me dije Kombet e Bashkuara, ndërsa forcat qeveritare kanë intensifikuar ofensivën e tyre në këtë zonë.

Eksodi ka ndodhur midis 12 dhe 25 dhjetorit, ndërsa luftimet janë intensifikuar.

Idlib në veri-perëndim të Sirisë është rajoni i fundit i madh i mbajtur nga rebelët që kundërshtojnë presidentin Bashar al-Asad.

Qeveria Siriane e mbështetur nga Rusia e ka bombarduar Idlibin që nga fundi i nëntorit.

Një rritje e sulmeve ajrore dhe luftimeve tokësore që nga mesi i dhjetorit ka përshpejtuar zhvendosjen civile nga zona, tha agjencia humanitare e Kombeve të Bashkuara, në një raport.

Dhjetëra mijëra familje, përfshirë disa të zhvendosur tashmë disa herë gjatë luftës civile – janë duke shkuar në veri me kamionë dhe makina private.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Parlamentin e Serbisë ka ndodhur një incident kur deputetët…