Lufta në Ukrainë i merr botës bukën e gojës, të mbjellat e drithit ulen me 25%

14 qershor 2022 | 22:37

Ukraina ka reduktuar sipërfaqen e tokave të mbjella me drithë këtë vit më rreth një të katërtën për shkak të pushtimit rus, i cili ka nisur që prej 24 shkurtit, njofton Ministria e Bujqësisë në Ukrainë.

Gruri, misri, luledielli dhe elbi janë ndër kulturat mbjellja e të cilave është reduktuar këtë vit, si pasojë e luftës.

Ditën e djeshme një zyrtar i lartë ukrainas tha se korrja e grurit në Ukrainë ka të ngjarë të bjerë në rreth 48.5 milionë ton këtë vit, nga 86 milionë ton që ishte vitin e kaluar.

Ndërkohë liderët perëndimorë vazhdojnë të përpiqen të thyejnë bllokadën ruse të porteve të Ukrainës në Detin e Zi,  për të lejuar eksportin e drithit të Ukrainës , ndërsa fermerët kanë nisur të mbledhin të korrat e këtij viti.

Një pjesë e drithërave vazhdon të eksportohet në rrugë, hekurudhore dhe nëpërmjet lumeve, por vëllimi i eksporteve është ulur ndjeshëm nga bllokada ruse, shkruan abcnews.al.

Sot, 14 qershor një dërgesë drithi mbërriti në Spanjë pasi kaloi me sukses bllokadën e porteve të Detit të Zi, tha shoqata spanjolle e ushqimit Agafac.

Gruri u transportua në rrugë tokësore nga Ukraina në Poloni dhe më pas u dërgua në Spanjë përmes Detit Baltik.

Kjo është hera e parë pas luftës që gruri ukrainas transportohet nëpërmjet detit verior të vendit, raporton AFP.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arbër Zaimi i VV-së e ka akuzuar kryeministrin e Shqipërisë,…