Luftanija britanike rrëzon dy dronë të Huthive në Detin e Kuq

10 mars 2024 | 09:46

Ky është momenti kur luftanije britanike HMS Richmond, rrëzon dy dronë të Huthi në Detin e Kuq.

Sekretari britanik i Mbrojtjes, Grant Shapps ka thënë se incidenti i mbrëmshëm detyroi luftanijen britanike të aktivizohet që të zmbraps sulmet e Huthi në Detin e Kuq, transmeton Telegrafi.

Një video e publikuar nga ministria britanike e Mbrojtjes, shfaq disa drita të dronëve në qiell si dhe raketat që godasin në ajër fluturaket e Huthi.

Një video tjetër, shfaq luftanijen që shkrep breshëri plumbash në ajër – duke rrëzuar dronët e Huthit që kanë për cak anijet civile.

Në anën tjetër, Qendra Komanduese e ushtrisë amerikane ka njoftuar se nga ky aksion janë rrëzuar 15 dronë në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit në orët e para të shtunës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pasi i kam shterur të gjitha mundësitë ligjore me kërkesa…