Biblioteka Kombëtare e Kosovës refuzon zbatimin e vendimeve të MPB-së për korrigjim të pagave

10 mars 2024 | 09:45

Pasi i kam shterur të gjitha mundësitë ligjore me kërkesa të pareshtura drejtuar drejtorit të Bibliotekës për ekzekutimin e vendimit të Komisionit për Korrigjim të Pagave të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe konfirmimit zyrtar nga DMZP për korrigjim të pagave të punonjësve të Bibliotekës, pa dashjen time jam i detyruar si menaxher i personelit të bëj këtë reagim publik në mbrojtje të të drejtave të 34 punonjësve të Bibliotekës.

Në shkresën zyrtare të DMZP dërguar në fillim të tetorit vitit kaluar 34 punonjësve të Bibliotekës u janë korrigjuar pagat meqë rast sipas kategorive ka përfitime nga 22 euro në muaj kategoria më e ulët e deri në 168 euro në muaj kategoria më e lartë, që i bie që po të zbatohej ky vendim që pesë muaj (nga tetori) çdo punëtor do të përfitonte nga 120 euro deri në 840 euro. Duke ndier përgjegjësinë ligjore e profesionale kam kërkuar disa herë nga Drejtori Bibliotekës dhe Shefi Divizionit të Financave që të ekzekutojnë këtë vendim të ligjshëm të DMZP,  duke tërhequr vërejtjen se unë si Menaxher Personeli heq përgjegjësinë ligjore për mosekzekutim të vendimit. Kjo kërkesë e imja nuk është përfillur deri tani. Të njëjtën kërkesë ia kam përsëritur ushtrueses së detyrës të drejtorit që  të bëjë ekzekutimin e këtij vendimi  për muajin mars dhe nuk kam përgjigje zyrtare se do ta ekzekutoi.

Jam i vetëdijshëm se kjo formë e komunikimit në rrjete sociale mund të mos u duket e këndshme atyre që kanë obligim në zbatim të këtij vendimi por etika ime morale e profesionale nuk më lejojnë të hesht dhe nuk do të heshtë në mbrojtjen e të drejtave ligjore të këtyre punonjësve, në kohën kur hesht Këshilli i Bibliotekës, hesht sekretari permanent i MKRS,  hesht Ministri i MKRS, hesht sinjalizuesi i BKK-së. Në punën time në administratë me një përvojë 36 vite, prej të cilave mbi 20 vite në Bibliotekë nuk më ka ndodhur një absurd i llojit të tillë që një vendim i një organi legjitim e në interes të punëtorëve të mos zbatohet. Krejt në fund qëllimi fundamental i këtij reagimi është realizimi të drejtave në pagë të punëtorëve, çdo interpretim tjetër për t’i dhënë konotacion tjetër është gabim. Në momentin që do të ekzekutohet vendimi DMZP unë e fshij këtë postim.

Izet Abdyli, Menaxher i Personelit të BKK “Pjetër Bogdani”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i organizatës ndërkombëtare “Transparency International”, Daniel Eriksson, në një…