“Luftë e Tretë Botërore” apo thjesht paniku për së mbari!

12 mars 2020 | 15:46

Shkruan: Arieta Mjeku Azizi

Po e përcjelli me shumë vëmendje gjendjen e krijuar, pas përhapjes së shpejtë të një virusi “ misterioz” i quajtur Corona.

Po e shoh që, jo shumë njerëz në mbarë botën janë të informuar rreth sëmundjeve infektive virale apo edhe bakteriale.

Thjeshtë, te ne, jemi mësuar të dëgjojmë zëra” uuu mjera unë, po më duket virus qenka, pasi po ndihesh ashtu”, apo” hajt se kalon, thjesht ish një virus, t ‘kish me ra borë e me na u hekë këta fare virusesh, pi çaj me limon, ha mjaltë, s’ke çka tjetër” apo siç na kanë mësuar stërgjyshërit tanë “ bijo laj duart ndaq mos me pas grip” etj, etj.

Shumë panikë anembanë. Kujdesi duhet të jetë i shtuar gjithnjë, por jo kaq shumë panikë bre!.

Apo, ky edhe është vet qëllimi i “koronës”!

Janë raportuar pothuajse çdo moment, numri i të vdekurve nga koronavirusi, nga çdo vend i botës e që janë mbi 4000 njerëz ( për të cilët ndihem jo mirë) por, çka do të kishte ndodhur sikur të na raportonin për numrin e vdekjeve gjatë një dite, nga e mbarë bota, për numrin e saktë të vdekjeve nga gripat sezonal! Besoj që do të çmendeshim!

Edhe ashtu jemi “çmendur”.

Çka është kjo zbrazje e marketeve, çka janë këto blerje intensive, çka është ky stress, çka është ajo supë 90 cent!

Ne duhet të mbajmë higjienë çdo ditë, edhe pa ”koronën” sepse e dimë që, gjysma e shëndetit është pastërtia!

Interesant!

Ngjarje  interesante!

Më duket se, si qenie njerëzore paskemi pasë nevojë pak të kthjellemi në mendje, andaj edhe kjo panikë në kohën dhe momentin e duhur!

Përveç stresit, panikës së tejskajshme, diku në mes tyre po shoh edhe kthjelltësi mendore, jo vetëm te ne, por gjithkah.

Si duket, paskemi patur nevojë për një ndryshim, i mirë apo i keq, thjesht nevojë për ndryshim!

Si duket, kjo panikë është gjysma virale!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se pas…